• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump nën akuzë, Dhoma e Kongresit amerikan miraton mocionin e fajësimit. Presidenti: Ky është një turp

by Java News
19/12/2019 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump zyrtarisht është nën akuzë. Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar mocionin e fajësimit, i ndarë në dy akuza ndaj Presidentit amerikan.

Akuza e parë, “shpërdorimi i pushtetit” ka mori 230 vota pro dhe 197 kundër. Akuza e dytë, ‘pengimi i hetimeve të kongresit’, u miratua me 229 pro dhe 198 kundër. Kryetarja demokrate e Dhomës, Nancy Pelosi lexoi rezultatet duke shkaktuar brohorima dhe zemërime në dy kampet kundërshtare të Dhomës.

Fjala e fundit në Senat

Demokratët, në shumicë në Dhomë, e dërguan presidentin përsëri në Senat, ku pjesa e dytë e impeachment do të fillojë më 6 janar, dhe ku do të jepet vendimi përfundimtar, fajtor apo i pafajshëm?

Trump hyn në histori me presidentët e mëparshëm amerikan Andrew Johnson, Richard Nixon dhe Bill Klinton, edhe ata dikur të kaluar në procesin e fajësimit.

Donald Trump ka reaguar mbrëmë live gjatë një tubimi në Michigan: “Demokratët janë gllabëruar nga urrejtja, ata duan të anulojnë rezultatin e zgjedhjeve përmes procesit të fajësimit”.

Televizionet amerikane transmetuan drejtpërdrejt gjashtë orë debat që u zhvilluan në Dhomë për këtë çështje.

Pelosi, duke hapur seancën tha se “Sot ne jemi këtu për të mbrojtur demokracinë për njerëzit. Është tragjike sjellja e paskrupullt e presidentit dhe kjo e bën të domosdoshëm fajësimin. Ai nuk na dha zgjidhje tjetër. Është fakt i njohur që Trump është një kërcënim aktual për sigurinë tonë kombëtare dhe për integritetin e zgjedhjeve tona, baza e demokracisë sonë”.

Kryetari i Komisionit të çështjeve Gjyqësore, demokrati Jerry Nadler, tha se Trump dyshohet se “abuzoi” me fuqitë e tij presidenciale duke i kërkuar liderit ukrainas Volodymyr Zelensky të rihapte një hetim ryshfeti kundër djalit të Hunter Biden, djalit të Joe Biden, në të kundërt, Trump do të kishte bllokuar 400 milion dollarë ndihma ushtarake për të detyruar Zelenskyn të hapte hetimet për korrupsion”. Sidoqoftë, gjyqësori ukrainas nuk filloi asnjë hetim mbi Hunter Biden dhe në fund të gushtit furnizimet ushtarake amerikane iu dorëzuan qeverisë së Kievit. Nadler shpjegoi se: “Presidenti Trump ka vendosur interesat e tij personale, të fushatës së tij elektorale mbi ato të vendit”.

Ofensiva në rrjetet sociale e Trump

Ndërkohë, Trump duke ndjekur nga larg debatet mbi fajësimin, djatë gjithë ditës së djeshme ka shkarkuar në Twitter 45 mesazhe, pa kursyer shkronjat e mëdha, ‘Ky është një sulm ndaj Amerikës’, ‘Sot jam nën akuzë nga e majta radikale, nga këta jo-fitimtarë Demokratë që sbëjnë asgjë’.

Presidenti amerikan e nisi dje vijën e tij mbrojtëse me letrën e dërguar Pelosit, në prag të debatit, duke e akuzuar atë për “kryqëzatë kundër tij”.

Trump e ka cilësuar procesin e fajësimit “një abuzim të paparë dhe antikushtetues të pushtetit nga ligjvënësit demokratë”.

“Presidenca juaj dhe partia juaj”, shkroi Trump, duke iu drejtuar Pelosit, “mbahen peng nga përfaqësuesit më të pabalancuar dhe radikalë të së majtës ekstreme”.

“… populli amerikan do t’ju cilësojë ju personalisht dhe demokratët plotësisht përgjegjës për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020”.

Qëndrimi i Trump ndaj perspektivës së një gjykimit në Senat është i vendosur: Unë besoj se edhe në Senat do të jemi njësoj të bashkuar, – ka deklaruar ai nga zyra e tij ovale.

Presidenti është i bindur se dështimi i impeachment do të jetë në funskion të fushatës zgjedhore të vitit 2020 dhe për rizgjedhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Në prag të votimit, disa mijëra protestues anti-Trump kanë dalë në rrugë në qytetet më të mëdha të SHBA. “Trump është fajtor”, “Trump-Putin 2020” lexohet në disa banderola që mbajnë ata duar duke kërkuar shkarkimin nga posti i presidentit të Donald Trump.

Nga ana tjetër, po mijëra mbështetës të Trump kanë kërkuar dhënien fund të ‘gjuetisë së shtrigave’.

Next Post
Kreshnik Spahiu ironizon Bashën: Kërkon të bëhet kryeministër me 72 apartamente dhe vila në pronësi!

Kreshnik Spahiu ironizon Bashën: Kërkon të bëhet kryeministër me 72 apartamente dhe vila në pronësi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In