• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump në Izrael bën thirrje për paqe me Palestinën

by Java News
23/05/2017 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Paqja mes Izraelit dhe Palestinës është një mision i vështirë, por jo i pamundur’, kështu është shprehur Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netaniahu. Lideri i Uashingtonit në fjalën e tij tha gjithashtu se është mjaft e rëndësishme të vijojë lufta kundër terrorizmit, ndërsa theksoi rëndësinë e ndaljes së përpjekjeve të Iranit për të prodhuar armë bërthamore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në ditën e parë të vizitës së tij në Izrael, ka bërë thirrje për paqe me Palestinën. Gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netaniahu, Trump tha se kjo është një përpjekje e vështirë, por shprehu besimin se angazhimi i të gjitha palëve do të sjellë një rezultat pozitiv.

“Përpjekjet tona për stabilitet përfshijnë edhe një përpjekje të rinovuar për të arritur paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe unë falënderoj Kryeministrin për vendosmërinë që ka treguar në vazhdimin e procesit të paqes. Kjo është një përpjekje e vështirë dhe aspak e lehtë. Kam dëgjuar se kjo është një nga marrëveshjet më të vështira për t’u arrirë, por unë kam besimin se ne do të arrijmë aty me kalimin e kohës, shpresoj kështu”.

Më tej Trump nënvizoi se Shtetet e Bashkuara, Izraeli si dhe vendet të tjera të Lindjes së Mesme kanë rënë dakord që të angazhohen maksimalisht në një sërë çështjes me rëndësi, transmeton oraneës.Prioriteti kryesor për administratën amerikane mbetet lufta kundër terrorizmit si dhe shkatërrimi i Shtetit Islamik.

Gjithashtu, lideri i Uashingtonit theksoi rëndësinë e bllokimit të përpjekjeve të Iranit për të prodhuar armë bërthamore.

Sipas Trump, kjo është një ide e rrezikshme, e cila nuk duhet të vendosen në zbatim. Nga ana tjetër, Kryeministri i Izraelit falënderoi liderin e Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e vazhdueshme.Ditën e martë, Presidenti amerikan do të vijojë axhendën e tij, teksa ka të parashikuar një takim në Betlehem, me homologun palestinez, Mahmud Abas. (b.an)

Next Post
Londër/ Alarm për bombë në avion, evakuohen pasagjerët

Londër/ Alarm për bombë në avion, evakuohen pasagjerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In