Në inaugurimin e parë të Bordit të Paqes në Ëashington, D.C., presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, drejtoi takimin duke e cilësuar këtë nismë si një nga përpjekjet më të rëndësishme të administratës së tij për t’i dhënë fund konflikteve në botë.
Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se Bordi i Paqes është “bordi më prestigjioz” dhe falënderoi udhëheqësit e pranishëm për pjesëmarrjen në atë që e quajti një takim të rëndësishëm. Ai u shpreh se “pothuajse të gjithë janë pranuar” në këtë iniciativë, ndërsa shtoi se edhe ata që ende nuk janë bashkuar, do të pranohen.
Presidenti amerikan u ndal edhe te qëndrimet e disa palëve, duke deklaruar se “nuk mund të luash si i lezetshëm me mua”, duke lënë të kuptohet për sfidat diplomatike në proces.
“Çfarë po bëjmë është shumë e thjeshtë: paqe. Quhet Bordi i Paqes dhe ka të bëjë me një fjalë të lehtë për t’u thënë, por një fjalë të vështirë për t’u prodhuar: paqe,” tha ai.
Në përfundim, Trump theksoi se do të punohet për krijimin e një të ardhmeje më të ndritur për popullin e Gazës dhe për rajonin e Lindjes së Mesme, duke e paraqitur Bordin e Paqes si një hap konkret drejt stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme ku jemi përfshirë dhe së bashku me njerëzit këtu kemi punuar për t’i dhënë fund luftërave të tjera. Ne duam të themi që ky është bordi më prestigjioz, falënderoj shumë udhëheqës që janë këtu për këtë takim të rëndësishëm që po zhvillojmë sot. Pothuajse të gjithë janë pranuar, dhe ata që nuk e kanë pranuar, do të pranohen. Disa po luajnë rolin e një të lezetshëm – nuk funksionon, nuk mund të luash si i lezetshëm me mua. Do punojmë së bashku për të krijuar një të ardhmen e shndritshme të popullit të Gazës dhe Lindjes së Mesme”, tha Trump.
Pjesë e takimit është edhe kryeministri Edi Rama, ku në drejtimin dhe përshëndetjen e të gjithë liderëve të Presidenti Trump vlerësoi praninë e tij, duke e cilësuar si një nder për takimin.
“Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se mbështet liderët me të cilët ndan qëndrime të përbashkëta.
“Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit i mbështes. Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe, – u shpreh Trump.











