Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka falenderuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, që ka larguar diplomatët amerikanë nga Rusia. Rusia e morri këtë vendim si shenjë hakmarrje kundër sanksioneve të reja ekonomike që SHBA-të i vendosën së fundmi, transmeton portali arbresh.info.
“Unë dua ta falenderoj atë, sepse ne po përpiqemi që të ulim listën e pagave dhe i jam shumë mirënjohës që largoi një numër të madh njerëzish, sepse kështu ne kursejmë paratë”, ka thënë Trump para gazetarëve në klubin e tij të golfit në Neë Jersey.
“Nuk ka asnjë arsye që ata të kthehen. Unë e vlerësoj shumë faktin se kemi qenë në gjendje të zvogëlojmë listën e pagave. Kështu kursejmë para”, ka shtuar ai.
Është e paqartë nëse kjo deklaratë është e njëmend, sepse më shumë se dy të tretat e punonjësve të qeverisë amerikanë në Rusi ishin shtetas të huaj dhe jo qytetarë amerikanë, shkruan ËP.
Putin ka dhënë urdhër për largimin e 755 punëtorëve, duke lënë Ambasadën dhe konsullatat në Rusi vetëm me 455 punonjës. (b.an)
