• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump kërkon një mandat të dytë, mediat i bëjnë bilancin e premtimeve

by Java News
18/06/2019 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti dhe mbështetësit e tij po hedhin themelet e një fushate që do të përpiqet t’u shesë votuesve idenë se ai është një njeri i cili bën atë që thotë.

Me fillimin zyrtar të fushatës për rizgjedhjen e tij të martën në Orlando, presidenti po përdor parrullën “Premtimet e Bëra. Premtimet e Mbajtura” si moton e fushatës së tij, duke ngritur pyetjen e qartë: A i mbajti Presidenti Trump premtimet e tij?

Ashtu si me çdo politikan në skenën kombëtare, përgjigja është e komplikuar. Presidenti bëri një numër vlerësimesh, premtimesh dhe parashikimesh gjatë kandidaturës së tij për në Shtëpinë e Bardhë. A i mbajti të gjitha, është një pyetje shumë e ndryshme.

Disa mund të kontrollohen me lehtësi. Trump premtoi të derdh miliarda dollarë shpenzime të reja në ushtrinë amerikane dhe nuk ka dyshim se mund të pretendojë se e ka “arritur misionin” në këtë pikë. Buxheti i Pentagonit është ngritur nën administrimin e tij. Ai u zotua të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin dhe e përmbushi atë premtim në maj të vitit 2018.

Për të tjerat, është më vështirë të arrihet në një përfundim. Trump kishte premtuar t’i jepte fund financimit federal për programet në “qytetet që mbrojnë imigrantët” dhe që nuk bashkëpunojnë plotësisht me agjentët federalë të zbatimit të ligjit të imigracionit. Në fund, ai njoftoi një ndalim të kufizuar për financimin e programeve në këto qytete, vendim që u bllokua shpejt nga një gjykatës federal.

Kur Presidenti Trump dhe ndihmësit e tij do të fillojnë me zell fushatën më vonë këtë vit dhe në vitin 2020, ata do të shtyjnë idenë se presidenti bëri atë që i premtoi popullit amerikan, edhe pse demokratët do ta kundërshtojnë fuqimisht.

“Nga këndvështrimi i mbështetësve të tij, Donald Trumpi ka bërë pikërisht atë që ai premtoi se do të bënte”, thotë Whit Ayres, një anketues republikanë nga Aleksandria, Virxhinia. “Atje ku ka dështuar, ka qenë si rezultat i pengesave, kryesisht nga demokratët, të cilët nuk i kanë dhënë paratë që ai donte për të ndërtuar murin, dhe disa nga gjërat e tjera që ai premtoi gjatë fushatës”.

Trump, shton Ayres, do të jetë në gjendje të argumentojë, se “ishte faji i dikujt tjetër që ai nuk ishte në gjendje të mbante disa nga këto premtime.”

Megjithatë, një listë e disa prej sukseseve më të mëdha të presidentit dhe dështimeve më të dukshme të tij, sugjeron se në zgjedhjet e vitit 2020, do të ketë mjaft municione për debat nga të dyja palët.

Next Post

Negociatat/ Cakaj: Shqipëria pret që BE-ja të mbajë premtimin e bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In