• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump kërcënon me tarifa 100%, Pekini reagon me nxitje dialogu

by A R
12/10/2025 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se do të rrisë tarifat mbi eksportet kineze në 100% dhe do të vendosë kontrolle në eksportin e “çdo softueri kritik”, si një hakmarrje ndaj kufizimeve të eksportit për metalet e rralla, të shpallura së fundmi nga Kina.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës u shpreh në një deklaratë të publikuar të dielën se masat e kontrollit nuk janë ndalim eksporti. Kina është e gatshme të forcojë dialogun me vendet e ndryshme për të mbrojtur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë të furnizimit.

Sipas zëdhënësit, në rrethanat aktuale ndërkombëtare me luhatje dhe konflikte ushtarake, Kina ka vënë re rolin e rëndësishëm të metaleve të rralla të mesme dhe të rënda në fushën ushtarake.

 

“Si një vend i madh dhe i përgjegjshëm, Kina ka vendosur kontrolle eksporti ndaj produkteve përkatëse. Qëllimi është mbrojtja më e mirë e paqes dhe stabilitetit rajonal si edhe zbatimi i duhur i detyrave ndërkombëtare për mospërhapje”, thuhet në deklaratë.

Kontrolli nuk do të thotë ndalim. Aplikimet për përdorim civil dhe në përputhje me kërkesat mund të fitojnë miratim, ndaj kompani të tilla nuk kanë nevojë të shqetësohen. Pala kineze është e gatshme të forcojë dialogun dhe shkëmbimet mbi forcimin e kontrollit të eksportit, për të ruajtur më mirë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit.

“Kërcënimi me tarifa të larta nuk është mënyra e drejtë. Kina nuk e do “luftën tarifore”, por as nuk i trembet asaj. Pala kineze nxit palën amerikane të korrigjojë sa më parë veprimet e gabuara, t’i përmbahet konsensusit të rëndësishëm të arritur nga krerët e dy shteteve, të zhvillojë dialog në bazë të respektit, si dhe konsultimeve të barabarta për të zgjidhur shqetësimet reciproke, duke menaxhuar siç duhet mosmarrëveshjet, për të ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës.

Next Post
Notat/ Fitorja në Serbi, Strakosha dhe Manaj më të vlerësuarit

Notat/ Fitorja në Serbi, Strakosha dhe Manaj më të vlerësuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

March 10, 2026
NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In