Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se nëse Bashkimi Europian nuk i përmbush premtimet për investime sipas marrëveshjes BE-SHBA, blloku do të përballet me tarifa deri në 35%.
Ai u shpreh:“Ata i ulën tarifat e tyre. Ata paguan 600 miliardë dollarë dhe për këtë arsye unë ua zbrita tarifat nga tridhjetë përqind në pesëmbëdhjetë përqind, dhe disa vende erdhën e më thanë: ‘Pse BE po paguan më pak se ne?’ dhe unë thashë, sepse ata më dhanë 600 miliardë dollarë. Dhe kjo është një dhuratë, nuk është si, ta themi, një hua… ata na dhanë 600 miliardë dollarë që mund t’i investojmë ku të duam.”
Ai shtoi: “Detajet janë: 600 miliardë dollarë për t’i investuar ku të dua, në çfarëdo. Mund të bëj çfarë të dua me to. Dhe qëllimi ishte se, ata na kanë shfrytëzuar për shumë vite me radhë, dhe tani është koha që të paguajnë, dhe duhet të paguajnë.”
Më pas, Trump kritikoi kryeministren e Zvicrës, duke thënë se ajo “nuk donte të dëgjonte” argumentet e tij.
The Guardian shkruan se gjatë fjalës së tij, Trump më pas kaloi te industria farmaceutike, duke thënë: “Ata fitojnë një pasuri me farmaceutikën, dhe i prodhojnë në Kinë, Irlandë dhe kudo tjetër,” dhe shtoi se do të shpallë tarifa të veçanta dhe për to “brenda një jave apo më shumë.”
“Kjo është, si të themi, një kategori më vete nga tarifat 15% për gjithçka tjetër. Këto janë kategori të përjashtuara, siç më pëlqen t’i quaj, si çeliku dhe alumini.”
Ai shtoi:
“Fillimisht do të vendosim një tarifë të vogël për farmaceutikën, por për një vit, maksimumi një vit e gjysmë, ajo do të shkojë në 150%, dhe më pas do të shkojë në 250%, sepse duam që farmaceutika të prodhohet në vendin tonë.












Ky ka dalur nga faza,eshte jashte kontrollit,do ti vijne mendete se shpejti,ska ku te veje,koha e presioneve ka marre funde nji here e pergjithmone.Me sa duket,do dalin boshe edhe me taksat,sic doli bllofe me putinin,ase nuke po ja vare fare putini,presioneve te trampit.