Raportet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë tensionuar edhe më tej nga përplasja verbale mes dy presidentëve.
“Kushdo që i drejtohet Iranit me kërcënime do të pendohet”, citohet të këtë thënë Presidenti iranian, Hasan Rouhani.
“Do bëjë mirë të ketë kujdes”, ka qenë replika e presidentit amerikan Donald Trump.Irani ka qenë përherë një nga pikat e goditjes së Trump edhe në fushatë.
Më 2 shkurt ai tërhoqi vëmendjen për thyrjen e marrëveshjes nukleare nga Irani me testimin e raketës balistike që u pa nga SHBA si përpjekje për të krijuar kapacitetin bërthamor, përgatiti Express. (b.an)