• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

by A R
26/03/2026 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zgjatur me 10 ditë afatin që i kishte vendosur Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke e shtyrë atë deri më 6 prill. Vendimi vjen pasi ai deklaroi se bisedimet “po ecin shumë mirë”.

Në një postim të enjten në platformën Truth Social, Trump tha se, “me kërkesë të qeverisë iraniane”, po pezullon për 10 ditë afatin për shkatërrimin e impianteve energjetike, deri në orën 20:00 (sipas kohës lindore të SHBA-ve) të datës 6 prill 2026.

Ai shtoi se negociatat janë në vazhdim dhe, pavarësisht deklaratave të kundërta nga media që i quajti “lajme të rreme”, ato “po ecin shumë mirë”.

Më herët, presidenti amerikan u kishte bërë thirrje udhëheqësve iranianë të negocionin për t’i dhënë fund konfliktit që ka zgjatur pothuajse një muaj, duke paralajmëruar për vrasje të tjera të zyrtarëve të lartë nëse kjo nuk ndodh, në një kohë kur operacionet e SHBA-ve dhe Izraelit janë intensifikuar.

Kërcënimet erdhën pasi Izraeli deklaroi se kishte eliminuar komandantin e forcave detare të Gardës Revolucionare iraniane, Alireza Tangsiri, si dhe disa oficerë të lartë, në një sulm në portin e Bandar Abbas.

Goditje të rënda ajrore nga Izraeli dhe SHBA-të janë raportuar gjithashtu në zonën e Isfahan, ku ndodhen baza të rëndësishme ushtarake dhe objekte bërthamore.

Nga ana e tij, Irani ka mohuar pretendimet e Trump se po “lutet për marrëveshje” dhe ka vazhduar sulmet hakmarrëse në disa pjesë të Lindjes së Mesme. Shpërthime të forta janë raportuar në Tel Aviv, Modi’in dhe Jerusalem, ndërsa mbrojtja ajrore izraelite ka ndërhyrë për të neutralizuar raketat hyrëse.

Në deklarata të tjera, Trump kritikoi aleatët e NATO-s dhe e përshkroi Iranin si prodhues të “negociatorëve të shkëlqyer”, por “luftëtarë të dobët”. Ai përsëriti gjithashtu pretendimin se lufta e nisur muajin e kaluar tashmë është fituar.

“Kanë mundësinë të heqin dorë përgjithmonë nga ambiciet bërthamore dhe të ndjekin një rrugë të re”, tha ai gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë, duke paralajmëruar se, në të kundërt, SHBA-të do të reagojë ashpër.

Ndërkohë, SHBA-të pretendon se Irani ka lejuar kalimin e 10 tankerëve të naftës nëpër ngushticën e Hormuzit si një gjest vullneti të mirë, ndërsa konflikti ka sjellë pasoja të rënda në rajon.

Ngushtica e Hurmuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit në botë, u mbyll pothuajse plotësisht nga Irani në ditët e para të konfliktit, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës dhe luhatje në tregjet globale.

Megjithëse SHBA-të pretendon se ka dëmtuar rëndë kapacitetet detare të Iranit, Teherani ende disponon mjete të tjera ushtarake që mund të pengojnë qarkullimin detar në këtë korridor strategjik.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi SHBA-në për “standarde të dyfishta”, duke theksuar se e drejta ndërkombëtare nuk duhet të përdoret sipas interesit.

Ndërkohë, përpjekjet diplomatike vijojnë. I dërguari i SHBA-ve për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, bëri të ditur se Uashingtoni i ka paraqitur Iranit një listë me 15 pika për një marrëveshje të mundshme paqeje, përmes ndërmjetësimit të Pakistanit.

Megjithatë, një zyrtar i lartë iranian e cilësoi propozimin si “të njëanshëm dhe të padrejtë”, edhe pse theksoi se diplomacia vazhdon.

Analistët vlerësojnë se arritja e një marrëveshjeje në një afat të shkurtër mbetet e vështirë, për shkak të dallimeve të mëdha mes palëve dhe përshkallëzimit të vazhdueshëm të konfliktit, i cili tashmë ka përfshirë më shumë se një duzinë vendesh në rajon.

Bilanci i viktimave është në rritje: mbi 1 mijë e 900 të vrarë në Iran dhe rreth 1 mijë e 100 në Liban, ndërsa dhjetëra të tjerë janë vrarë në Izrael. Konflikti ka shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e më shumë se një milion njerëzve në Liban.

Paralajmërimet për një përshkallëzim të mëtejshëm mbeten të larta, ndërsa ekziston frika se përfshirja e drejtpërdrejtë ushtarake në terren mund të çojë në një konflikt edhe më të gjerë rajonal.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In