Negociatat mes Kinës dhe SHBA-së janë shtyrë deri të dielën në Uashington, njoftoi sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin ndërkohë që Donald Trump thekson se ka shence shumë të mira për të arritur një marrëveshje tregtare.
Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të ketë një takim, me homologun e tij kinez presidentin Xi Jinping për të negociuar pikat më delikate në lidhje me mosmarrëveshjen tregtare mes dy vendeve.
Para gazetarëve në Zyrën Ovale, Trump foli për bisedime shumë të mira me Kinën. Ai theksoi gjithashtu se një marrëveshje ishte arritur në lidhje me monedhën pa dhënë detaje.
Presidenti amerikan pranoi gjithashtu se po merrë në konsiderat zgjatjen e afatit përfundimtar të 1 marsit, përtej të cilit SHBA-ja kërcënon aplikimin e taksave doganore nga 10% deri në 25% mbi 200 miliardë dollarë importe kineze.
/a.rada