Agjencia Federale e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) dhe Agjencia e Sigurisë Rrugore (NHTSA) njoftuan sot pezullimin e normave mjedisore detyruese që i ishin imponuar industrisë automobilistike nën administratën Obama.
Dy rregullatorët propozuan rregulla të reja më pak të rrepta, që mund të intensifikojnë përplasjen mes Trump dhe shtetit të Kalifornisë, që është një prej vendeve ku prodhohen më shumë automjete që nuk ndosin.
Normat e vjetra parashikonin një rritje graduale të autonomisë së automjeteve për të arritur një objektiv prej 54,5 milje (87 km) të përshkruara me 4,5 litra benxinë në vitin 2025. /ata/b.d