• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Trump gabohet nëse mendon se Kina mund të veprojë e vetme kundër Phenianit”

by A R
02/08/2017 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump gabon nëse mendon se Kina mund të veprojë e vetme kundër Koresë së Veriut, shkruante sot një gazetë shtetërore kineze.

”Një lloj solidariteti i brishtë që mendohet të jetë krijuar nga kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut tashmë është shkatërruar pasi  çështja e ndarjes së fajit është ringritur, pas testit të fundit të raketave balistike të Koresë së Veriut të premten”, thuhet në editorialin e së përditshmes shtetërore kineze ”China Daily”.

Të shtunën, presidenti, Trump shkroi në profilin e tij në Twitter se ai ishte “shumë i zhgënjyer me Kinën” që nuk ka bërë të pamundurën për të ndërhyrë ndaj Koresë së Veriut.

“Kina mund ta zgjidhte me lehtësi këtë problem”, tha Trump, duke shtuar se “ata nuk bëjnë asgjë konkrete për të na ndihmuar me çështjen e Koresë së Veriut, por vetëm bisedime.”

Shtypi i medias shtetërore tha se “Pekini ka të gjitha arsyet për t’u ndjerë i ngarkuar në mënyrë të padrejtë me një detyrë që është padyshim përtej mundësive të tij, veçanërisht pasi ka punuar me zell për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore për krizën”.

”Kërcënimi i presidentit, Trump për të rritur presionin e tregtisë ndaj Kinës për shkak të çështjes së Koresë së Veriut po tregon se marrëdhëniet SHBA-Kinë  në vend që të përmirësohen janë duke u tensionuar më tej”, tha ”China Daily”.

Media shtetërore kineze, e cila konsiderohet një zë joformal për qeverinë, në të kaluarën ka botuar reagime akoma më të fuqishme ndaj deklaratave të Trumpit, ndërsa Ministria e Jashtme kineze zakonisht i përmbahet deklaratave të ashpra dhe të shkurtra.

Në kundërshtim me deklaratat e Trumpit,  në fundjavë, sekretari amerikan i Shtetit,  Rex Tillerson tha të martën se SHBA-ja nuk mund të fajësojë Kinën për çështjen e Koresë së Veriut.

Tillerson tha se SHBA-ja dëshiron që Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi i saj i armëve bërthamore, por nuk është duke kërkuar ndryshimin e regjimit në vend apo luftë ushtarake kundër Phenianit.

“Ndoshta një ditë, SHBA-ja do të kërkojë të zhvillojë bisedime me Korenë e Veriut, por ndërkohë ajo do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj regjimit”, shtoi ai.

Next Post
Dyshimet për trafik, bllokohet varka e organizatës humanitare

Dyshimet për trafik, bllokohet varka e organizatës humanitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In