Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se rezultatet e zgjedhjeve legjislative izraelite, që nxjerrin favorit kryeministrin Benjamin Netanyahu, rrisin shancet për paqe në Lindjen e Mesme.
“Mendoj se ne kemi një shanc më të mirë tani që Netanyahu ka fituar”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan vuri theksin mbi planin e paqes që po punon ekipi i tij që kur erdhi në pushtet dhe që përmbajtja e të cilit edhe sot e kësaj dite mbahet sekret.
/a.rada