• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump është ‘gjeni’ nëse s’ka paguar taksa, thonë aleatët e tij

by Aalison Pearse Stevens
03/10/2016 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

The New York Times ka siguruar dokumentet e taksave të Donlad Trump dhe deklarimin e pasurisë së tij të vitit 1995.Aty zbulohet se Donald Trump kishte deklaruar 916 milionë dollarë, apo rreth një miliard euro, humbje në vitin 1995, diçka që në mënyrë të ligjshme e ka lejuar atë, që nëse do, të mos paguaj taksa më pas për 18 vjet rresht.

Kritikat për ikje nga taksat e kanë vërshuar kandidatin republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por këshilltarët e Trump thonë se kjo manovër e tij tregon se ai është një gjeni në botën e biznesit dhe nuk ka bërë asgjë tjetër, pos që ka gjetur mënyrën për të minimizuar pagesat për taksa.

“Kjo është komplet në rregull me ligjin për taksat. Dhe ai do të tregohej budalla po të mos e bënte atë çfarë ka bërë”, thotë Rudy Giuliani, ish kryetari i New York-ut, që tani është këshilltar i miliarderit.

Duke folur për emisionin “This Week” në ABC, Giuliani tha se si biznesmen, Trump e ka për detyrë që të maksimizojë profitin.

“Ai është gjeni kur vije puna në atë se si të përfitohet nga zbrazëtirat ligjore që mund ta ndihmojnë kompaninë të rritet”.

Nga kampi i Trump-it, në përgjigje të raportimit të Times, kanë thënë se dokumentet për taksat e Trump janë marrë në mënyrë ilegale dhe kanë akuzuar New York Times se po punon sikur të ishte pjesë e ekipit të Hillary Clinton, rivales së Trump-it për President/e.

Ndërsa Trump ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter; “Unë e njoh sistemin tonë kompleks të taksave më mirë se kushdo tjetër që ka garuar për President, prandaj unë jam i vetmi që mund ta rregullojë atë”.

Ndërsa Chris Christie, guvernator i New Jersey-it dhe tani kryesues i ekipit të Trump, ka thënë se dokumentet e zbuluara të Trump-it tregojnë se ligji për taksat është një “rrëmujë” e vërtetë dhe se Trump është personi ideal për ta rregulluar.

“Nuk ka njeri që ka treguar më shumë gjenialitet në përdorjen e këtij ligji për përfitim të tij, porse ai e ka bërë këtë në mënyrë krejtësisht të ligjshme”, tha Christie për “Fox Neës Sunday”, përgatiti Klan Kosova. (b.an)

Next Post
Lindsay Lohan e pafat… humb gjysmën e gishtit (FOTO)

Lindsay Lohan e pafat... humb gjysmën e gishtit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In