John Kelly, është emëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Kelly ka pasur një takim para disa javësh me ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Presidenti Trump sapo emëroi gjeneralin John Kelly si shef të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Kisha kënaqësi që u takova me gjeneralin Kelly disa javë më parë”, ka shkruar në Facebook Çitaku.
John Kelly njihet si mik i shtetit të Kosovës. (b.an)