• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump, ekip në Arabinë Saudite për bisedimet Ukrainë-Rusi

by A M
16/02/2025 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do ta dërgojë një ekip zyrtarësh së lartë amerikanë në Arabinë Saudite, për t’i filluar bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën, me qëllim për t’i dhënë fund luftës gati trivjeçare, thanë zyrtarët amerikanë për media të ndryshme.

Zyrtarët amerikanë thanë për gazetarë më 15 Shkurt se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, dhe negociatori për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të marrin pjesë në bisedime.

Keith Kellogg, i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, nuk pritet të marrë pjesë në bisedime, sipas mediave që cituan zyrtarë amerikanë.

Megjithatë, një zyrtar ukrainas i tha Politicos se ky lajm e ka zënë në befasi Kievin dhe se deri më tani nuk ka plane për të dërguar një delegacion në Arabinë Saudite. Zyrtarët amerikanë i thanë gjithashtu gazetarëve se nuk ka plane për t’i përfshirë në bisedime përfaqësuesit nga vendet aleate.

Në anën tjetër, shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, kërkoi takim të ministrave të Jashtëm të bllokut për të diskutuar për Ukrainën në Munih, në mëngjesin e 16 Shkurtit, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Gjermani.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters citoi katër diplomatë evropianë të cilët thanë se Franca po përpiqet ta organizojë një samit joformal të liderëve të BE-së për të diskutuar për Ukrainën, më së largu më 17 Shkurt. Nuk u bënë të ditura hollësi të tjera.

Zyrtarët amerikanë nuk dhanë hollësi se kur do të zhvillohen takimet në Arabinë Saudite. Rubio mbërriti në Izrael mbrëmjen më 15 shkurtit, pasi mori pjesë në konferencën e Munihut.

Në Munih po zhvillohen diskutime të rëndësishme rreth luftës – e cila ka marrë mijëra jetë dhe ka shkaktuar miliarda dollarë dëme.

Kellogg shkaktoi habi kur tha se Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashkuara i ndërmjetësojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Duke folur në një panel dreke në Konferencën e Sigurisë në Munih më 15 shkurt, Kellogg la të kuptohet se Uashingtoni synon të bëjë përparime të rëndësishme brenda disa javësh, duke theksuar se ai po vepron “me kohën e Trumpit”.

Mes shqetësimeve në Kiev dhe Bashkimin Evropian se ata mund të anashkalohen pasi Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë dhe tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të fillonin menjëherë negociatat, Kellogg theksoi se Ukraina dhe Evropa nuk do të përjashtohen.

“Duhet t’i përfshish aleatët. A do të luajnë rol ata? Sigurisht që po. Ne duam të sigurohemi që është një paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë”, shtoi ai.

Megjithatë, kur u pyet nëse mund të garantonte audiencën se “ukrainasit do të jenë në tryezë dhe evropianët do të jenë në tryezë”, Kellogg u përgjigj: “Oh, mirë, sapo ndryshuat gjithë dinamikën”.

“Përgjigja për pyetjen e fundit… është jo”, tha ai, duke iu referuar me sa duket Evropës. “Përgjigja për pjesën e parë të asaj pyetjeje është po, sigurisht që ukrainasit do të jenë aty”.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha më 15 Shkurt se sekretari Rubio bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më herët gjatë ditës.

Biseda e Rubios me Lavrovin “u bë në vazhdën e bisedimeve pas bisedës së presidentit Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin më herët këtë javë”, thuhet në një komunikatë të shkurtër.

“Sekretari ritheksoi angazhimin e presidentit Trump për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë. Përveç kësaj, ata diskutuan mundësinë e bashkëpunimit në një sërë çështjesh të tjera dypalëshe”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se të dy “ranë dakord të mbajnë një kanal të hapur komunikimi për të trajtuar çështje të kahershme në marrëdhëniet amerikano-ruse”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e BE-së, kanë shprehur kundërshtimin e tyre zhvillimit të bisedimeve pa përfshirjen e negociatorëve të tyre.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri thirrje kundër një “zgjidhjeje të shpejtë” dhe një “marrëveshjeje të pistë” për përfundimin e konfliktit, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të zbatohet pa përfshirjen e Evropës dhe Ukrainës.

Duke iu drejtuar konferencës së Munihut, Zelensky i bëri thirrje vendeve thirrje vendeve të Evropës për themelimin e një ushtrie të përbashkët, në rast të tërheqjes së mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia.

“Ka ardhur koha, Forcat e Armatosura të Evropës duhet të krijohen”, tha ai.

“Nëse amerikanët vendosin të largohen, ta kufizojnë praninë e tyre, nuk është gjë e mirë, natyrisht, është e rrezikshme”, tha Zelensky.

Në margjinat e konferencës së Munihut, vendet e industrializuara të G7-ës ritheksuan “mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”.

“Anëtarët e G7-ës diskutuan për luftën shkatërruese të Rusisë në Ukrainë”, thuhet në një komunikatë të përbashkët. G7 përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Kanadanë, Japoninë dhe Italinë.

Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer i tha Zelenskyt se Londra mbetet e përkushtuar ndaj “rrugës së pakthyeshme të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO”.

Starmer tha se pajtohet që nuk mund të ketë bisedime “për Ukrainën, pa Ukrainën”. Ai shtoi se Kievi ka nevojë për sovranitet të fortë dhe garanci sigurie, si dhe ndihmë shtesë ushtarake./REL

Next Post
‘Ndërtuesi’ Olsi Dado dhe njollosja që në nisje e një procesi kafkian

‘Ndërtuesi’ Olsi Dado dhe njollosja që në nisje e një procesi kafkian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

February 10, 2026
Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

February 10, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

February 10, 2026
“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

“Do mbahet më 20 shkurt”, Sali Berisha njofton protestën e radhës nga selia blu

February 10, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Duke u përgjëruar në kilometrin e fundit si Stalini i opozitës

February 10, 2026
Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati çohet me urgjencë drejt Traumës, PD: Ka goditje në kokë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

February 10, 2026
Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

Protestuesit rikthehen me molotovë përpara Kuvendit, policia tenton t’i shpërndajë me ujë e gaz lotsjellës

February 10, 2026
Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

Protesta para Kryeministrisë, ministrja e Brendshme nxjerr videot e policëve të plagosur: Dhuna nuk mund të jetë kurrë mjet

February 10, 2026
Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

Gazetari i huaj plagoset gjatë protestës së opozitës para Parlamentit! I vijnë në ndihmë forcat e policisë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In