• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump e ekzagjeron: Me marrëveshjen, ndalëm vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

by A R
20/09/2020 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e 4 Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë është bërë pjesë e fushatës elektorale të Presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Karolinën e Veriut, presidenti amerikan ka sjellë në vëmendje si pjesë të arritjeve të tij në politikën e jashtme edhe dy marrëveshjet e arritura së fundmi, atë mes Izraelit dhe disa vendeve arabe si dhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump theksoi gjatë fjalës së tij se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit është për Çmim Nobel, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë po ndalon një konflikt të vjetër që ka sjellë shumë vrasje masive.

“Jam i sigurt se është një çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet. Unë iu thashë “burra le të bashkohemi”. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet”.

Deklaratat Presidenti Trump i bëri duke kritikuar një pjesë të mediave amerikane të cilat sipas tij nuk i kishin dhënë rëndësinë e duhur marrëveshjeve që u arritën gjatë muajit Shtator me ndërmjetësimin e tij, mes të cilave edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.

/a.r

Next Post
Telefonata e fundit… Arilena tregon momentin e dhimbshëm me të atin para se të vdiste

Telefonata e fundit… Arilena tregon momentin e dhimbshëm me të atin para se të vdiste

Comments 1

  1. Sejdi Veseli says:
    5 years ago

    Kjo deklaratë e Presidentit të SHBA-ve, vendit të cilin për nga simpatia, ne shqiptarët e radhisim menjëherë pas Atëmëmëdheut tonë të vetëm, Shqipërisë Natyrale, më shtyri të mendoj dhe të arrijë në këto përfundime:
    1. Se Presidenti aktual dhe në shkuarje i një Superfuqie, nuk po poseduaka as njohuritë më elementare për atë çka flet;
    2. Se si “përfaqësuesi” i Kosovës (kinse kryeministri), ashtu dhe do shoqërues dhe mbështetës të tij, u dëshmuan në vepër se qenkan do specie pa kurrizorësh, do servilë të gërditshëm, e që nga të tillët do të ishte iluzion po të pritej një reagim i drejt dhe me dinjitet, ndaj asaj çka u tha para tyre, fjalëve barazuese mes atyre që kryen veprime gjenocidi të thundrakëve serbo-çetnik dhe viktimës – shqiptarëve të Kosovës.
    Kam bindjen, se po të ishin vërtetë besnik të popullit në emër të të cilit paraqiteshin, do të reagonin si u ka hije, ndaj vënies me pa të drejtë të shenjës së barazimit ( sipas deklarimit të Presidentit Trump), në mes gjenocidit shekullor serbo-sllav ndaj shqiptarëve, në trojet e tyre shumë shekullore dhe kinse gjenocidit të shqiptarëve të ushtruar ndaj serbëve: “Jam i sigurt ( deklaron Trump), se është një çmim Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të ndalojnë vrasjet…”
    Mendoj, se reagimi i “Kryeministrit” tonë dhe i shpurës se tij, i cili do duhej të bëhej, do të ishte i qëndrueshëm sepse do të kishte mundësi për t’u bazuar në shumë argumente të mbështetura në të vërtetën e dëshmueshme lehtë dhe nga burime me peshë. E vërteta është një dhe e pa kontestueshme, se thundrakët serbo-sllavë ishin ata që sulmuan, terrorizuan, dogjën, dhunuan, që shkaktuan lumenj lotësh dhe të gjakut dhe që përzunë nga trojet e tyre të shkrumbuara, me qindra mijëra shqiptarë, të cilët kishin shpëtuar pa u përshkuar nga plumbat dhe “kama” çetnike. Pra, të gjithë ata që llomotisin në shërbim të barazimit të viktimës dhe kriminelit, ngjashëm siç thotë Trump, se u bënë vrasje masive mes shqiptarëve dhe serbo-çetnikëve, ose janë serbo-sllavofil ose janë të marrë.
    Sejdi Veseli
    22 shtator 2020

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

March 10, 2026
NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In