• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump do hetojë Soros-in dhe fondacionet e tij

by E S
13/09/2025 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se administrata e tij do hetojë miliarderin George Soros dhe organizatat e tij.

Ai e bëri deklaratën në emisionin “Fox and Friends” ku theksoi se administrata e tij do nisë një hetim ndaj multimiliarderit për akuzat se ai po financon protesta të organizuara në të gjithë vendin, të cilat janë shndërruar në të dhunshme.

Njoftimi i Trump vjen vetëm pak ditë pasi ai u përball në një restorant luksoz në Uashington nga protestues që brohorisnin “Palestina e lirë” dhe e quajtën atë “Hitler”. Dijenia e tyre për vizitën e Trump në restorantin përkatës kanë ngritur shqetësime për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan vuri në dukje gjithashtu se njëri nga protestuesit ishte “i veshur mirë” dhe dukej se “kishte para”, duke e bërë Trumpin të pyeste nëse ata ishin protestues të paguar. Më pas ai shtoi ai përsëriti akuzat se Sorosi po financon shumicën e protestave të majta që kanë shpërthyer në të gjithë vendin.

“Ne do e hetojmë Sorosin, sepse mendoj se është një rast RICO që përfshin atë, njerëzit e tij dhe njerëz të tjerë pranë tij”, tha Trump.

“Sepse kjo është më shumë sesa thjesht disa protesta. Ky është agjitacion i vërtetë.”

RICO, ose më saktë Akti i Organizatave të Korruptuara dhe të Ndikuara nga Shantazhuesit, përdoret për të ndjekur penalisht ata që janë të përfshirë në krimin e organizuar, duke synuar aktivitete të paligjshme si pastrimi i parave, ryshfeti dhe zhvatja.

Investitori miliarder hungarezo-amerikan dhe OJQ-të e financuara nga Fondacionet e tij të Shoqërisë së Hapur (OSF) kanë qenë prej kohësh të lidhura me lëvizje të ndryshme proteste, si në SHBA ashtu edhe jashtë vendit, shkruan Komonews.

“Ata kanë agjitatorë profesionistë…Ata paguhen për profesionin e tyre nga Sorosi dhe njerëz të tjerë”, tha Trump në një intervistë me Fox & Friends të premten.

Ligji federal amerikan RICO historikisht ka synuar krimin e organizuar dhe është përdorur për të ndjekur penalisht veprat penale të kryera si pjesë e një sipërmarrjeje kriminale, megjithëse kohët e fundit ka gjetur përdorim më të gjerë.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan bëri thirrje që investitori hungarezo-amerikan dhe djali i tij të përballen me akuza sipas statutit, duke i akuzuar ata për mbështetjen e “protestave të dhunshme dhe shumë më tepër, në të gjithë Shtetet e Bashkuara”.

“Ne nuk do t’i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën”, tha ai para pak ditësh në një postim në Truth Social.

Në muajt paraprakë, protestat kundër emigracionit tronditën SHBA-në, me rastet më të dhunshme në Los Angeles që u përshkallëzuan në përleshje me policinë, plaçkitje dhe zjarrvënie.

Soros ishte gjithashtu i lidhur me mashtrimin e vitit 2016 me Russiagate, sipas dokumenteve të deklasifikuara të publikuara nga Komiteti Gjyqësor i Senatit në korrik.

Dokumentet pretendonin se rrjeti OSF i investitorit kishte lidhje me përpjekjet e demaskuara të fushatës së ish-kandidates demokrate Hillary Clinton për të akuzuar Trump-in për bashkëpunim me Rusinë me qëllim minimin e fitores së tij zgjedhore në vitin 2016.

Soros ka dhuruar miliona dollarë për fushatat politike demokratike. Ai ishte donatori më i madh gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit të vitit 2022, duke dhuruar 128.5 milionë dollarë për Partinë Demokratike. Ndërkohë, djali i Sorosit, Alex Soros, është kryetar i bordit të drejtorëve për organizatën filantropike të babait të tij, Open Society Foundations, e cila ka mbështetur organizatat jofitimprurëse me prirje të majta.

Community Change dhe Community Change Action janë dy organizata që janë përgjegjëse për organizimin e protestave Free D.C. në Uashington, të cilat morën 4 milionë dollarë nga Open Society në vitin 2023, por një zëdhënës nga The Open Society Foundation i tha National Neës Desk se ata nuk i kanë dhënë drejtpërdrejt Free D.C.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

Next Post
Evi Kokalari zbulon: Fatmir Mediu ishte në Departamentin Amerikan të Drejtësisë për të kërkuar ndihmë që mos të dënohet me burg

Evi Kokalari zbulon: Fatmir Mediu ishte në Departamentin Amerikan të Drejtësisë për të kërkuar ndihmë që mos të dënohet me burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët e PD përplasen me policinë tek Parlamenti! Protestuesit duan të hyjnë në godinë, në krye të turmës Noka dhe Boçi

Militantët e PD përplasen me policinë tek Parlamenti! Protestuesit duan të hyjnë në godinë, në krye të turmës Noka dhe Boçi

February 10, 2026
“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

“Revoltë dhe përballje”- A do të futen protestuesit në Parlament? Ja si përgjigjet Flamur Noka

February 10, 2026
Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)

February 10, 2026
Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

Akte vandale në rrugët e Tiranës, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave

February 10, 2026
Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

Pas protestës së sotme, Nënkryetari i PD-së tregon skenarët për rrëzimin e Edi Ramës

February 10, 2026
Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

Bardhi u kërkon protestuesve të zhvendosen drejt Parlamentit, krijohet kordoni policor

February 10, 2026
“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In