• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump dhe modeli gjerman

by Java News
01/05/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mund të ndodhë që evropianët të mos shpëtojnë dot javët e ardhshme nga një konflikt i ashpër me qeverinë Trump, si në çështje tregtare, ashtu edhe në atë të Iranit. Disa gjëra që thotë Donald Trumpi për marrëdhëniet transatlantike janë thjesht absurde. Që NATO-ja u bën më shumë punë evropianëve se amerikanëve, siç u shpreh ai në vizitën e punës së kancelares në Uashington, është për shembull një pohim i diskutueshëm.

Aleanca perëndimore u ofron Shteteve të Bashkuara prej vitesh qasje strategjike ndaj Evropës, njëri nga rajonet më të rëndësishme të politikës botërore. Po të mos ishte kështu, nga NATO-ja do të kishin hequr dorë që paraardhësit e Trumpit. Por Presidenti ka të drejtë kur u kujton tani gjermanëve se një aleancë kërkon një ndarje në njëfarë mënyrë korrekte të barrës. Merkeli e pranoi këtë në Uashington.

Pyetja e madhe që shtrohet është nëse qeveria federale do t’i pasojë këto fjalë me më shumë vepra se deri tani. Trumpin shumë qytetarë dhe politikanë e përjetojnë si fyerje, në mos si rrezik për stabilitetin e botës. Këto shqetësime janë padyshim të justifikuara po të shohësh stilin nacionalist, impulsiv dhe të dashuruar me veten të Presidentit.

Por përballë Gjermanisë, Trumpi megjithatë rimerr një kritikë, të cilën e kanë shprehur para tij edhe partnerë të tjerë të vendit tonë. Pozicioni i Gjermanisë në botë karakterizohet prej shumë vitesh nga dy zhvillime, të cilat çojnë automatikisht në konflikte me aleatët: përmbajtja ushtarake dhe tepricat e mëdha në eksporte.

Që në BE kjo ka çuar herë pas here në irritime, jo së fundi në Francë. Në Evropë Gjermania është aq e fortë sa ta imponojë modelin e saj. Përballë Amerikës që vazhdon të jetë shumë e fuqishme puna bëhet më e vështirë, edhe sepse nuk ka më një interes të përbashkët sipëror si në kohët e Luftës së Ftohtë.

Mund të ndodhë që evropianët të mos shpëtojnë dot në një kohë të afërt nga një konflikt i ashpër me qeverinë Trump, si në politikën tregtare, ashtu edhe në çështjen e Iranit. Por pavarësisht nga kjo, është në interesin e mirëfilltë gjerman që ta bëjmë më pak të sulmueshëm modelin tonë. Një fuqi ekonomike e mesme duhet ta garantojë sa të jetë e mundur më shumë vetë mbrojtjen e saj.

Dhe kriza financiare ka treguar se investimi i kursimeve gjermane në botën e jashtme (kjo është ana tjetër e medaljes e tepricave në eksport), nuk është gjithmonë ide e mirë. Këtu janë kantieret e vërteta të ndërtimit të koalicionit.(DW)

ma.me

Next Post
Braçe: Bashkim, a e kupton që Duka ka ngritur një sistem kriminal?!

Erjon Braçe: Kush biznesmen qëndron pas raportimeve për rritjen e çmimit të bukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In