• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump dhe Deutsche Bank, akuza për konflikt interesi

by Java News
15/12/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të njoftojë muajin e ardhshëm se do ta kalojë kontrollin e bizneseve të tij në duart e fëmijëve dhe drejtuesve ekzekutivë, për të eliminuar çdo konflikt të mundshëm interesi.

Por siç kujton Zëri i Amerikës, pas betimit të presidentit në 20 janar,  departamenti i tij i Drejtësisë do të vazhdojë të ballafaqohet me problemet e borxhit masiv të Deutsche Bank, kreditorja më e madhe e bizneseve të manjatit të pasurive të paluajtshme.

Ky rast dëshmon sa e vështirë do të jetë që presidenti i ardhshëm të izolojë plotësisht administratën e tij nga konflikti i interesit. Për dekada me radhë Deutsche Bank si institucion financiar ka shërbyer si kredi-dhënëse e besueshme për operacionet e biznesit të Trump në tregun e imobiliareve, duke i ofruar kredi edhe kur banka të mëdha në Shtetet e Bashkuara rezervoheshin.

Kohët e fundit, miliarderi kërkoi kredi nga Deutsche Bank për të financuar rinovimet në ndërtesën historike të Zyrave Postare në Uashington për ta shndërruar atë në një hotel luksoz nën emrin “Trump”.

Në dokumentet e fundit financiare që paraqiten në kuadër të aplikimit për kredi, Trump rendit katër kredi të marra nga Deutsche Bank që nga viti 2012 që arrijnë shumën totale të 364 milionë dollarëve.

Situata e Deutsche Bank përfaqëson një tjetër dilemë: një partner i vjetër biznesi që ballafaqohet me kërcënimin e sanksioneve të rënda ligjore nga Departamenti i Drejtësisë. Ky i fundit po negocion një ndëshkim prej 14 miliardë dollarësh, lidhur me shitjen nga ana e Deutsche Bank-ut të kredive të rrezikshme në tregun imobiliar gjatë krizës së vitit 2008.

Gjithashtu, banka është vënë në shënjestër për rolin e saj në mundësimin e lëvizjes së miliarda dollarëve nga investitorët rusë duke përdorur transaksione të sajuara të njohura si “shkëmbime pasqyrë”.

Sipas analistëve, rasti përfaqëson 2 konflikte themelore. Së pari, ia vështirëson punën departamentit të Drejtësisë për të negociuar në mënyrë objektive  ndëshkimet dhe e ve presidentin e ardhshëm në pozitë të vështirë si autoriteti më i lartë i zbatimit të ligjit.

ma.me

Next Post
Gjykata liron nga burgu të “fortin” e Durrësit Lulzim Berisha

Lirimi i Lulzim Berishës/ Prokuroria nis hetimet ndaj drejtuesve të bashkisë Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte një makinë

February 10, 2026
Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

Bejko: Berisha e ka partinë të shkërmoqur, e ka futur PD-në në ‘kilometrin e fundit‘

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In