• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë: Të fillojnë negociatat!

by A M
08/12/2024 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje të dielën për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, menjëherë pas një takimi në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se Kievi “do të donte të arrinte një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës vazhdon që prej mbi 1000 ditësh.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkruan se Moska dhe Kievi kanë humbur qindra mijëra ushtarë në një luftë që “nuk duhet të kishte filluar kurrë”. “Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillojnë negociatat. Shumë jetë po humbin pa nevojë, shumë familje po shkatërrohen”, tha ai, ndërsa i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të veprojë për t’u dhënë fund luftimeve.

Komentet e zotit Trump erdhën pas takimit të shtunën me presidentin Zelenskyy dhe homologun e tij francez, Emmanuel Macron, të cilin zoti Zelenskyy më vonë e përshkroi si “konstruktiv”.

Duke folur me gazetarët më vonë po të shtunën, zoti Zelenskyy këmbënguli se çdo marrëveshje paqeje “duhet të jetë e drejtë” për ukrainasit, “në mënyrë që Rusia dhe Putini apo çdo agresor tjetër të mos kenë mundësinë të kthehen”.

Në një përditësim të veçantë në mediat sociale të dielën, Zelenskyy pohoi se Kievi ka humbur 43,000 ushtarë që nga fillimi i agresionit të Moskës më 24 shkurt 2022, ndërsa 370,000 të tjerë janë plagosur. Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë hezituar të publikojnë shifrat zyrtare të viktimave, por zyrtarët perëndimorë kanë thënë se muajt e fundit të luftës së ashpër në Ukrainën lindore kanë sjellë humbje rekord për të dyja palët, me dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur çdo muaj./a.m

Next Post
VIDEO/ Mijëra sirianë mbushin rrugët e Damaskut për të festuar rënien e regjimit të Bashar al-Assad

VIDEO/ Mijëra sirianë mbushin rrugët e Damaskut për të festuar rënien e regjimit të Bashar al-Assad

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In