• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump bën një tjetër lëvizje. Ja kë ka zgjedhur Sekretar të Sigurisë Kombëtare

by Java News
26/08/2020 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se do të emëronte si Sekretar të Sigurisë Kombëtare Chad Wolf, i cili aktualisht është sekretar në detyrë i këtij departamenti.

“Kam kënaqësinë të informoj amerikanët se Sekretari në Detyrë Chad Wolf do të emërohet Sekretar i Sigurisë Kombëtare”,shkroi në rrjetin Twitter Presidenti Trump. “Chad ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ne e vlerësojmë sherbimin e tij.”

Wolf ka shërbyer si sekretar i përkohëshëm për gati një vit.

“Kam nderin që emërohem nga Presidenti Trump për të udhëhequr burrat dhe gratë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në mbrojtjen e popullit amerikan”, Wolf tha përmes një deklerate. “Ndërsa vendi përballet me kërcënime në rritje nga katastrofat natyrore, oportunistët e dhunshëm, aktorët keqdashës kibernetikë dhe organizata kriminale ndërkombëtare, misioni i Departamentit të Sigurisë Kombëtare është po aq kritik sa kurrë.”

Wolf u emërua sekretar në detyrë nëtorin e vitit 2019, një muaj pasi pararendësi Kevin McAleenan dha dorëheqjen nga posti, kur kishte vetëm gjashtë muaj si sekretar në detyrë. Zoti McAleenan mori detyrën në prill të vitit 2019 pasi Sekretaja e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen dha dorëheqjen pas një mosmarrëveshje rreth politikës kufitare amerikane me Meksikën.

Njoftimi i Presidentit Trump të martën erdhi disa ditë pasi një agjenci e Kongresit që vëzhgon funksionimin e qeverisë tha se emërimet e dy drejtuesve, Wolf dhe McAleenan ishin bërë në shkelje të rregulloreve.

Zyra për Llogaridhënien e Qeverisë (GAO) në një raport me 14 gusht tha se të dy drejtuesit ishin të papërshtatshëm për të shërbyer sepse Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) nuk ndoqi procedurën e hierarkisë drejtuese të institucionit bazuar në ligjin federal pasi dha dorëheqjen zonja Nielsen. GAO ofron të dhëna jopartiake para Kongresit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare kërkoiqë Zyra për Llogaridhënien e Qeverisë (GAO) të heqë dorë nga vendimi jo detyrues, duke e quajtur “thelbësisht të gabuar”, por GAO refuzoi.

“DHS nuk ka demostruar që vendimi ynë i mëparshëm përmban gabime faktike apo ligjore, por as nuk ka ofruar të dhëna që nuk janë shqyrtuar më parë që justifikojnë ndryshimin ose modifikimin e vendimit tonë”, shkroi drejtuesi iZyrës për Llogaridhënien e Qeverisë Thomas Armstrong.

Përveç polemikave që lindën nga emërimi i tij si Sekretar në Detyrë, zoti Wolf është kritikuar për dislokimin e kohëve të fundit të trupave federale të rendit në qytetet amerikane përballë protestueve të mbledhur kundër racizmit dhe dhunës policore. Protestat në disa raste u shoqëruan me dëmtime prone e akte vandalizmi.

Wolf është zyrtari i pestë që sherben si Sekretar në Detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare nën Presidentin Trump. Emërimi i tij, i cili kërkon konfirmim nga Senati, përballet me kundërshtim të fortë. Senatorja Kamala Harris, e emëruara demokrate për postin e Zëvendëspresidentes, shërben në komisionin e Senatit që do të mbajë seancën dëgjimore për zotin Wolf. Wolf do të shkojë në Teksas të enjten për të festuar përfundimin e një segmenti prej 484 kilometrash në murin kufitar. VOA

Next Post
Aksident i rëndë në Mirditë/ Makina përplas për vdekje një këmbësore

Aksident i rëndë në Mirditë/ Makina përplas për vdekje një këmbësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In