• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trukimet, reagon Partizani: FSHF të mbajë qëndrim, më mirë drejtësi e vonuar, se sa e munguar

by Aalison Pearse Stevens
10/09/2016 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhja nga UEFA e dosjes “Skënderbeu” ka sjellë reagimin e menjëhershëm të aktorëve të tjerë të futbollit shqiptar. Faktet e argumentuara nga UEFA kërkojnë më çdo kusht reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, në të kundërt gara bëhet edhe më e pabesueshme. FSHF vazhdon të zgjedh heshtjen, ndërsa mëngjesin e sotëm ka reaguar edhe klubi i Partizanit, një nga palët e prekura nga ky skandal:

“Pasi lexuam me vëmendje të gjithë vendimin e argumentuar të Komisionit të Apelit në UEFA dhe duke ditur që CAS e ka lënë në fuqi, klubi i Partizanit shpreh keqardhjen që trukimi i ndeshjeve ka marrë përmasa të tilla në futbollin shqiptar. Njëkohësisht, ndihemi të indinjuar që kemi qenë viktimë e manipulimit të rezultateve, duke na hequr mundësinë që të realizojmë objektivat tonë, për shkak të ndërhyrjeve të pandershme në futboll. Por, bëhet akoma më e rëndë kur mendojmë që puna e madhe e futbollistëve, stafit dhe sakrificat e tifozëve në sezonin e kaluar 2015-16 nuk vlerësohen në mënyrë korrekte nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për aq kohë sa UEFA na njohu si kampionë të Shqipërisë, që na cilësoi si të denjë për të marrë pjesë në Champions League, do ishte e nevojshme që edhe organi që drejton futbollin në Shqipëri, FSHF, të mbante një qëndrim. Ose të bëhej palë me klubin që ka trukuar disa ndeshje sezonin e kaluar (faktuar nga të gjitha organet gjyqësore sportive), ose të distancohej dhe të merrte masat e caktuara ndëshkuese, siç e përcakton rregullorja e këtij sporti. Klubi i Partizanit nuk kërkon asnjëherë trofe të padrejtë, por kërkon drejtësi.

Klubi i Partizanit i kërkon Federatës Shqiptare të Futbollit që t’i kthejë atë pak nder të mbetur sezonit të kaluar, thjesht për të vlerësuar si duhet kontributin e ndershëm të atyre djemve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Jemi të bindur, që me zbardhjen e këtij vendimit, secili do marrë atë që meriton. Urojmë që pandëshkushmëria e “krimit” të mos bëhet precedent. Më mirë drejtësi të vonuar, se sa drejtësi të munguar..”

Next Post
Guardiola kërkon lojë sulmuese kundër Unitedit

Guardiola kërkon lojë sulmuese kundër Unitedit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

11 vjedhje në një vit nën kërcënimin e armës, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

January 26, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Arrestimi i Bujar Sefës në Dubai, Policia e Shtetit jep detaje: Ishte drejtues i grupit kriminal që…

January 26, 2026
Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

Rusia abuzoi me listat e Interpolit, zbulimi tronditës rreth agjencisë ndërkombëtare të policisë

January 26, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

January 26, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët…

January 26, 2026
“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In