Një efektiv i policisë së shtetit ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta në Fierzë të Tropojës. I plagosuri është transportuar drejt spitalit dhe është jashtë rrezikut për jetën, sakaq polici është shoqëruar në komisariatin e Tropojës.
“Më datë 05.07.2016, njoftohemi nga salla e operative Tropojë se në fshatin Fierzë, Tropojë, shtetasi Zef Pepkolaj, banues në Tropojë, punonjës i Policisë së Komisariatit Tropojë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë kushëririn, shtetasi, Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Raj Fierzë, Tropojë” informon policia./java/a.k