Tropojë, nuk inforomoi policinë për parcelat me kanabis, pranga kryeplakut
Policia e Tropojës ka arrestuar sot kryeplakun e fshatit Palç, nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
Arrestimi i Andrea Ndout ka ardhur pasi ai kishte mbajtur të fshehtë mbjelljen e dy parcelave kanabis.
Dy parcelat, të asgjesuara përmes zjarrit, përmbanin në tërësi rreth 100 rrënjë kanabis. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, që përveç akuzës së moskallëzimit ka ngritur 37-vjeçarit edhe atë të “kultivimit të bimëve narkotike”.









