Një sherr i çastit mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e thikës duke lënë të plagosur një 43-vjeçar në Tropojë. Pasi plagosën me thikë 43-vjeçarin, babai dhe dy djemtë e tij i kanë shkatërruar me gurë edhe automjetin tip “Volkswagen”.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, ndërsa 43-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës. Pasi plagosën me thikë 43-vjeçarin, babai dhe dy djemtë e tij i kanë shkatërruar me gurë edhe automjetin tip “Volkswagen”.
Policia ka shpallur në kërkim babin dhe dy djemtë e tij për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.
Shqiptarja.com











