Policia e Tropojës në kuadër të operacioneve antikanabis ka asgjësuar 900 bimë kanabis sativa, që ishin kultivuar në 8 parcela, në Kërnajë.
Është shpallur në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, Hazir Madani, 58 vjeç. Bimët varionin deri në 120 centimetra.
Ndërkohë, Policia e Vlorës ka asgjësuar 185 bimë narkotike në fshatin Gumenicë. Bima narkotike u gjet në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Përroi i Zhukës”.
Janë shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.