Policia ka arritur të lokalizojë një fëmijë 3-vjeç i cili u denoncua nga nëna e tij si i zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në Kavala, kur një ditë më parë, ndërsa fëmija kishte dalë në park me gjyshen e tij, nëna kishte telefonuar policinë duke ngritur alarmin se e kanë rrëmbyer.
Por një ditë më pas policia e ka gjetur të miturin në një zonë pyjore së bashku me gjyshen, ndërsa ishin të qarat e fëmijët që ndihmuan policinë për ta gjetur.
Sipas mediave greke ishte vetë nëna e cila kishte inskenuar rrëmbimin, ndërsa i mituri ishte nën kujdestarinë e ish-burrit të saj. Qëllimi i saj ishte që të merrte të burrin, por pas këtij episodi ajo ka përfunduar në pranga./m.j