Një sasi me lëndë plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një banese në Vlorë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri.
“Në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
g.kosovari