“Nga ana ime, nuk mund ta mbështes marrëveshjen e propozuar për dy arsye”. Kështu e ka nisur letrën e dorëheqjes sekretari i cili e ka bërë publik ditën e sotme vendimin.
Bëhet fjalë për sekretarin e Brexit, Dominic Raab.
Theresa May njoftoi të mërkurën mbrëma se ajo kishte siguruar mbështetjen e kabinetit të saj për marrëveshjen, pas një takimi pesë orësh, e megjithatë u duk qartë se disa ministra kishin qenë kundër saj.
Raab thotë se nuk mbështet kushtet e vendosura nga BE-ja për daljen e Britanisë nga kjo zonë.
“Nga ana ime, nuk mund ta mbështes marrëveshjen e propozuar për dy arsye. Së pari besoj se regjimi rregullator i propozuar për Irlandën e Veriut paraqet një kërcënim shumë real për integritetin e Mbretërisë së Bashkuar. Dhe së dyti unë nuk mund të mbështes një marrëveshje të pacaktuar, ku BE mund të vendosë veton mbi aftësinë tonë për të dalë nga unioni”, thotë mes të tjerave Raab në letrën e tij të dorëheqjes.
/b.d