Të paktën 12 persona janë plagosur si pasojë një shpërthimi në një restorant në periferi të Parisit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, në Aubervilliers, një komunë në rrethinën Seine-Saint-Denisndërsa, ndërsa shpërthimi është shkaktuar nga një eksploziv i llojit “Kokteil Molotov”, njoftojnë mediat vendase.
Gjithashtu në mesin e të plagosurve janë edhe 6 oficerë policie të cilët kanë marrë lëndime gjatë kohës që kanë ndërhyrë ne restorant.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes si dhe nëse bëhet fjalë për një sulm të mundshëm terrorist.