Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer, kryetar i partisë kristiansociale (CSU) simotër e partisë kristiandemokrate (CDU) deklaron dorëheqjen nga të dyja postet politike.
Këtë ai e deklaroi në mbledhjen kryesisë së partisë në Mynih. Këtij vendimi i paraprinë grindjet lidhur me politikën e azilit ndaj refugjatëve në vend. Seehofer kishte dalë kundër linjës së kancelares Merkel me kërkesën për dëbimin e refugjatëve në kufi.
Kryetari i partisë kristiansociale (CSU)dhe njëkohësisht ministër i Brendshëm Horst Seehofer, sipas të dhënave nga qarqet e partisë, ka shprehur mendimin, se vendimet e BE-së lidhur me politikën ndaj refugjatëve nuk mund të zëvendësojnë me të njëjtin efekt kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjateve.
Këtë Seehofer e ka thënë në një mbledhje të përbashkët të kryesisë së CSU-së dhe grupit parlamentar të landit në Mynih, bëhet e ditur nga qarqet e vet pjesëmarrësve ne këtë mbledhje.
Seehofer e hodhi poshtë edhe propozimin e parashtruar nga kancelarja Merkel, sipas të cilit refugjatët e regjistruar në vendet e tjera të BE-së të strehohen në të ashtuquajturat qendra ankorimi në Gjermani, mësohet nga të dhënat e pjesëmarrësve në mbledhjen e CS-së në Mynih. Me këtë kreu i CSU-së i është kundërvënë direkt kancelares.
Në grindjen për azilin Seehofer në mënyrë të përsëritur ka kërkuar dëbimin që në kufi të refugjatëve, që janë të regjistruar në një vend tjetër të BE-së. Merkel e hedh poshtë këtë si një veprim i mëvetsishëm kombëtar dhe kërkon zgjidhje europiane në marrëveshje me vendet fqinjë. Për Seehoferin vendimet në samitin e BE-së në Bruksel janë një alternativë e pamjaftueshme./DW/a.m.