Gjyakata e Lartë në Itali ka autorizuar bllokimin e të gjitha aseteve të Lega Nord.
Sipas hetimeve të kryera, ka konkluduar se kjo forcë politike ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga shteti të paktën 49 milion euro.
Gjykata e Lartë ka qenë e qartë në vendimin e saj ku ka thënë:
“Do të konfiskohen pasuritë kudo që ata gjenden, paratë, llogaritë bankare, kursimet dhe depozitat për të arritur në shifrën e 49 milionëve.”