Burime nga Elbasani raportojnë se dy shpërthime të forta janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në ish-Kombinatin Metalurgjik.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur te furrat e shkrirjes ndërsa dyshohet se ka shpërthyer një predhë.
Shpërthimi i fuqishëm është ndjerë në të gjithë zonën duke krijuar panik tek banorët.
Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa Policia dhe shërbimi zjarrfikës është nisur drejt ish-Kombinatit.
/a.r











