Një krim i rëndë i ndodhur brenda një familje ka tronditur qytetin e Durrësit. Një 45-vjeçar, Lulzim Cuko, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, Manjola Cuko 33 vjeçe duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:55, në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulëzimi 45 vjeç, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë , gruan e tij Monjolën e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, ky i fundit 10 vjeç dhe është djali i madh i familjes. Familja në fjalë njihej ndryshe edhe me mbiemrin Lika.
Lulzim Cuko, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë. Ai punonte në Greqi si emigrant, ndërsa bashkëshortja e ndjerë ishte shtëpiake.
/a.r