Të shtëna me armë kanë tronditur Kopenhagenin në Danimarkë, pasditen e së dielës. Sipas mediave të huaja, raportohet për disa viktima.
Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare ku ishte planifikuar të performonte këngëtari, Harry Styles.
Sipas informacioneve të fundit nga policia, një person është arrestuar pa të dhëna të mëtejshme për identitetin e tij.
Një forcë e madhe policie është dërguar me urgjencë në qendrën tregtare të Field.
Policia daneze tha se disa persona u qëlluan me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin Kopenhagë këtë pasdite.
/e.d