Një krim brenda familjes ka ndodhur në kryeqytetin grek në Athinë. Një shqiptari raportohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda banesës së çiftit. Sipas “Protothema”, pasi vrau gruan shqiptari shkoi në polici dhe denconcoi se “kishte therrur gruan”.
Autoritetet shkuan në apartamentin e çiftit, në katin e tretë, dhe gjetën gruan të vdekur të mbuluar nga pellgu i gjakut.
Shqiptari është arrestuar dhe po vijojnë hetimet lidhur me këtë krim në familje.
/a.r