Tronditëse/ Vriten 12 turistë të huaj gabimisht: Po kërkonim anëtarë të ISIS
Ky është një nga ato raste skandaloze, ku policia nuk di sesi të justifikohet. Plot dymbëdhjetë turistë meksikanë e të kombësive të tjera janë vrarë gabimisht nga forcat e sigurisë egjiptiane. BBC njofton se policia egjiptiane ka vrarë 12 turistë meksikanë (ose kilianë), bashkë me shoqëruesit e tyre, gjatë një operacioni kërkimi të terroristëve të ISIS-it.
Turistët po udhëtonin me autobus, në zonën e rrezikshme të Wahat, në Saharanë Perëndimore. Burimet e policisë njoftojnë se përveç 12 viktimave, gjatë sulmit të gabuar të forcave të sigurisë, kanë mbetur të plagosur edhe 10 meksikanë e egjiptianë. Nuk është ende e qartë nëse autobusi i turistëve ishte futur ose jo në zonat e rrezikshme, ku vepron ISIS, në pjesën perëndimore të Saharasë.