• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tronditëse! Vlorë, 11 dhe 14-vjeçari përdhunojnë dy të mitur 6-vjeçarë

by A R
05/12/2016 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë e shënuar pasditen e së shtunës. Dy djem kanë përdhunuar dy fëmijë, ndërsa i kishin mashtruar gjatë lojës së përbashkët me ta. Autorët janë njëri 14 vjeç dhe tjetri 11 vjeç, ndërsa pre e tyre ranë dy djem të moshës 6-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, në lagjen “15 tetori”, në periferi të qytetit të Vlorës, kur dy të mitur, siç lajmëron Policia, njëri 14 vjeç dhe shoku i tij 11 vjeç, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6-vjeçarë, raporton ‘Panorama”.

Fëmijët ishin duke luajtur me njëri-tjetrin në ambientet e oborrit të shkollës të kësaj lagjeje, pasi ishte ditë pushimi. Pasi kanë luajtur në oborrin e shkollës ka qenë djali më i madh në moshë, 14-vjeçari me iniciale F.N., i cili ka kapur me dhunë dy fëmijët 6- vjeçarë që ndodheshin pranë tyre.

Në ndihmë të tij ka shkuar edhe shoku më i vogël, 11-vjeçari me inicialet V.R. Pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të vegjëlve dhe kanë realizuar përdhunimin e tyre, dy djemtë më të rritur janë larguar me vrap për në lagjen e tyre. Ndërkohë, dy fëmijët kanë shkuar në shtëpi duke qarë dhe kanë arritur të tregojnë se çfarë u ka ngjarë.

Të alarmuar prindërit kanë kuptuar se fëmijët ishin bërë pre e dhunuesve dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Vlorës. Nga ana e saj, Policia e Vlorës nuk e ka pasur të vështirë gjetjen e dy shokëve, të 14-vjeçarit dhe 11- vjeçarit, dhe më pas i ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës.

Pasi i ka marrë në pyetje ka bërë arrestimin e 14-vjeçarit F.N, ndërsa për 11-vjeçarin, çështja e tij i është lënë Gjykatës së Vlorës për të mitur që të vendosë për të. Mësohet se dy djemtë, autorë të përdhunimit të të miturve, janë banorë të qytetit të Vlorës dhe jetojnë në lagjen “Partizani”.

Burime pranë Policisë bëjnë me dije se 14- vjeçari dhe 11-vjeçari shkonin shpesh në lagjen “15 tetori”, aty ku banonin edhe dy djemtë 6-vjeçarë. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që ata të kenë kryer veprime të ngjashme të tjera me fëmijë të tjerë.

Këtë fakt e konfirmon policia, bazuar në mungesën e denoncimeve të mëparshme. Nga ana e grupit hetimor po kërkohen informacione për veprimet e dy djemve dhe në lagjen ku jetojnë, për të parë nëse kanë ngacmuar apo abuzuar dhe aty me djem apo vajza të mitura.

Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Vlorës deklaroi se “Më datë 03.12.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi F.N., vjeç 14, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ‘15 Tetori’, në bashkëpunim me shtetasin V.R., vjeç 11, banues në Vlorë, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me dy shtetas të mitur, 6 vjeç, banues në Vlorë”./a.m.

Next Post
VIDEO/ Xhirim gomash dhe manovra “Fast & Furious” në Rinas…!

VIDEO/ Xhirim gomash dhe manovra "Fast & Furious" në Rinas...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com