Për herë të dytë, piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos ka ndryshuar dëshminë e tij para policisë duke mohuar të ketë pasur një mosmarrëveshje të gjatë me të shoqen Caroline, para se ta mbyste atë.
Sipas një raporti të siguruar nga Sky TV piloti foli për policinë gjatë të shtunës, para se të shkonte në prokurori, ku rrëfeu se e zgjoi Caroline nga gjumi dhe e mbyti atë.
Ai u shpreh se vuri një jastëk mbi fytyrën e gruas për ta paktën 5 minuta. Rrëfimi i autorit përputhet me të dhënat në orën e Carolines që regjistroi rrahjet e zemrës.
Për të treguar që grabitësit kishin marrë bizhuteritë dhe unazat e martesës ai i hodhi në një thes që ndodhej në garazhin e banesës. Pas ceremonisë së varrimit të së shoqes, ai i tërhoqi me një grep dhe i hodhi me një kosh plehrash.
Babis vari qenin për ta bërë ngjarjen të besueshme, hoqi kartën e regjistrimit nga kamerat e sigurisë dhe me dorezat e motorit të tij fshiu gjurmët e gishtërinjve për të zhdukur provat./m.j