Një tjetër rast tronditës ka ndodhur në Tiranë, pas publikimit të lajmit se para dy ditësh një grua në Vlorë ka paditur mjekët për vdekjen e foshnjës në bark.
Siç bën me dije policia e Tiranës, rreth orës 23:20 të ditës së diel, tek një Maternitet në kryeqytet ka shkuar M. S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Mësohet se ajo ishte 9 muajshe shtatzënë, ku pasi ka bërë ekon, rezultoi se fëmija kishte vdekur në bark.
Policia thotë se pritet akti ekspertimit mjeko-ligjor të fetusit, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.