Detajet që vijnë nga atentati i pak minutave më parë në Shkodër bëhen edhe më tronditëse.
Mësohet se dy nga viktimat e atentatit ka qenë një çift bashkëshortësh, kalimtarë të rastit.
“Dy prej viktimave janë të pafajshëm. Sipas informacioneve të policisë, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh”, raportoi ndër të tjera, gazetari Ervin Leka.
Dy viktimat e identifikuar janë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, teksa dyshohet për dy autorë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov.
Lici dhe Bushati, në momentin e atentatit, kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip “S class”.