Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në emisionin “Now” me Erla Mëhillin të gjithë dinamikën e vrasjes së djalit të ish-gjytarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klaudio Prendi. Karamuço tha se Prendi shoqërohej nga dy efektivë të Policisë së Shtetit në lokal dhe pasi ka dale jashtë është ndjekur nga atentatori i cili e ka qëlluar me armë me selenciator.
“Nuk ka pasur prezencë policore në zonë, djali ka dalë nga lokali, atentatori i ka vajtur dhe e ka ekzekutuar në mos gaboj me 5 plumba dhe është larguar me një makinë. Arma ka qenë e vogël, me selenciator dhe nuk është dëgjuar gjë dhe ata brenda lokalit mund ta kenë parë kur është rrëzuar dhe nuk kanë dëgjuar zhurma”.
“Kanë qenë një shofer dhe dy ekzekturorë të cilët sapo e kanë parë që ka dalë nga lokali e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë ekzekutuar”.
“AMP” po verifikon një fakt që nuk është thënë deri tani, pasi mendohet se i ndjeri ka qenë në tavolinë me dy efektivë të Policisë së Shtetit por do verifikohet dhe ky informacion paraprak”, tha Karamuço.