• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Troja” ndalohet dhe s’mund të dalë jashtë Kosovës për koncertin e 28 Nëntorit

by Lorenc Vangjeli
27/11/2015 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Troja” s’ka mundur të kalojë kufijtë për koncertin me të cilin do të shënohej përvjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ua ka caktuar për datë 10 dhjetor limitin për marrjen e vizave. E koncerti do të duhej të mbahej të shtunën mbrëma. Kësisoj, telashet për sigurimin e vizave janë bërë shkak që krijuesit e hitit të vitit të kaluar “Demokraci”, të anulojnë koncertin në qytetin zviceran.

 Në koncertet e “Trojës” asnjëherë s’ka festë. Siç thotë vokalisti i bandës, ato janë protesta më paqësore që mund të ketë në botë. “Qëllimi ynë me koncertet tona është që përmes një proteste super paqësore të dërgojmë mesazh te njerëzit që kanë kompetenca, të mbledhim njerëz të nivelit intelektual që i kuptojnë performancat tona, të prekim një audiencë”, thotë Bujar Berisha. Me këtë qëllim, rock – bendi i njohur kosovar ia kishte mësyrë Zvicrës.

“Troja live në Cyrih” ishte paralajmërimi për koncertin që do të duhej të mbahej në ditën e 28 Nëntorit. Por organizatorëve do t’u duhet t’i kthejnë prapa ata që janë interesuar të marrin pjesë në performancën që parashihej të mbahej në një klub të quajtur “Blok”.

Next Post

Turqi, u akuzuan për spiunazh, arrest për dy gazetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In