(Update) Zbardhen detaje te reja nga shperthimi me tritol ne zonen e “Vasil Shantos” ne Tirane. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes mesohet se shpërthimi të ketë ndodhur për konflikte pronësie.
Objekti te cilit iu vendos nje sasi e madhe tritoli është sekuestruar nga banka për mosshlyerje kredie. Banka e ka shitur objektin tek një person tjetër. Kjo ka sjellë që pronari i ri të ketë një konflikt me pronarin e vjetër të godinës. Objekti i është sekuestruar shtetasit Arben Bardhit.
Nga të dhënat e para dyshohet që personi që ka vendosur lëndën eksplozive është një mashkull rreth 1,70 cm i gjatë i veshur me xhup të kuq.
Tritol tek “Vasil Shanto”, hakmarrje për vrasjet tek “Zogu I”
Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së “Vasil Shantos” ku mësohet se tritoli është vendosur në katin e parë të një godine në ndërtim.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, dhe ishte i vendosur në njërën kolonë të ndërtesës, ku si rezultat i shpërthimit kanë mbetur të plagosur edhe kalimtarë të rastit. Banorët kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë telefonuar menjëherë policinë.
Uniformat blu dhe autoambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Fillimisht u raportua për një shpërthim në një lokal por pas verifikimeve bëhet e ditur se është një godinë në ndërtim.
Nga pistat e hetimit dyshohet se kjo ngjarje të ketë lidhje me masakrën e ndodhur pak ditë më parë tek Materniteti i Vjetër. Megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar, pasi pista tjetër e hetimit dyshohet të jenë problemet e pronarit të godinës në ndërtimin e saj. Mesohet se pronari e godines Arben Bardhi, kishte marre nje kredi per ndertimin e saj. Banka ja konfiskoi ndertimin per shkak mospagese, duke ja dhene ate nje personi tjeter.
Lajmi në përditësim










