• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritoli në katin e 4 të pallatit, paralajmërim? Shtëpia ishte e pabanuar prej vitesh

by A R
18/04/2023 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, banorët e këtij pallati në zonën e Freskut në Tiranë u tronditën nga një shpërthim me tritol. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e një apartamenti në katin e 4, në zonën e Teleferikut.

Në shtëpi nuk kishte njeri. Madje, sipas asaj që raporton gazetari Besar Bajraktaraj, të zotët e shtëpisë janë larguar dhe nuk jetojnë në këtë banesë prej 4-5 vitesh. E megjithatë, persona të paidentifikuar vendosën eksploziv, duke dëmtuar edhe apartamentet që ndodheshin pranë, e duke frikësuar jo pak banorët.

Apartamenti në fjalë është në pronësi të Muhamet Dukës, babai i Leonard Dukës. E ky i fundit akuzohet për vrasjen Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në Tiranë në 2019-n. Aktualisht ai ndodhet i arrestuar në Belgjikë, në pritje të procedurave për ekstradim.

Gazetari Bajraktaraj thotë se dyshimet e para të grupit hetimor janë se shpërthimi ka qenë paralajmërim për Leonard Dukën. Autoritetet mësohet se kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë e pallat, me shpresën se do të mund të identifikojnë autorët.

Po ashtu, mësohet se familja Duka kishte lënë një person që vinte herë pas here për të kontrolluar banesën. Ndaj dhe pritet që ky i fundit të merret në pyetje, pasi të identifikohet.

Sa i përket bashkëshortëve Duka, ata nuk dihet ku ndodhen.

/a.r

Next Post
PE voton sot për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ja çfarë pritet të ndodhë

PE voton sot për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ja çfarë pritet të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In