• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritoli, Bedinaj: Nuk kam asnjë konflikt

by Java News
26/03/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 450 gr lëndë eksplozive e llojit C4 i është vendosur makinës së një biznesmeni nga Vlora por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur automjeti ka qenë i parkuar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme të automjetit tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të 44-vjeçarit Vasil Bedinaj. Ka qenë ky i fundit i cili, pasi ka ndezur makinën dhe ka dëgjuar kërcitjen e detonatorit, menjëherë ka njoftuar policinë e kryeqytetit, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit.

Më pas, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Vlorë u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, për t’u marrë në pyetje rreth rrethanave të ngjarjes apo për konflikte të mundshme që ai mund të ketë pasur me ndonjë person. 44-vjeçari, në zgjedhjet e fundit lokale garoi si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës, ndërsa në këtë qytet ai njihet si biznesmen ndërtimesh dhe pronari i një hoteli në zonën e Radhimës.

Gjithashtu, mësohet se Bedinaj është edhe aksioner në disa kompani ndërtimesh. Burime pranë grupit hetimor bënë me dije, se dyshimet e para bien mbi faktin se lënda plasëse mund të jetë vendosur në makinën e tij për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm që mund të ketë biznesmeni nga Vlora, për shkaqe të konkurrencës apo edhe për arsye borxhi. Me anë të një njoftimi zyrtar, nga ana e bluve të kryeqytetit u raportua se lënda eksplozive nuk ka shpërthyer për arsye ende të paqarta, pasi kapsolla detonatore e vendosur brenda lëndës plasëse ka bërë eksplodim.

SKEMA E ATENTATIT

Burimet e sipërpërmendura sqaruan, se eksplozivi ishte i vendosur në mes të makinës, ndërsa goma e parë nga ana e pasagjerit ishte e lidhur me një çelës, ku ky i fundit ka qenë i lidhur me detonatorin. Sipas hetuesve të çështjes, ky lloj çelësi i përdorur në këtë rast, nuk është hasur në asnjë ngjarje tjetër të mëparshme, çka dyshohet se autori që e ka vendosur atë ka qenë një profesionist.

Të njëjtat burime thanë për “GSH”, se në momentin që Bedinaj ka ndezur makinën dhe ka ecur indietro, fatmirësisht ka pasur shkëputje të fijes dhe nuk ka pasur shpërthim. “Nëse nuk do të kishte shkëputje të fijes me të cilën ishte lidhur çelësi me detonatorin, shpërthimi do të ishte i përmasave të mëdha”, thanë burimet për “GSH”. Ndërkohë, për identifikimin e autorit, hetuesit kanë sekuestruar edhe disa kamera të sigurisë të instaluara përgjatë zonës së Liqenit të Thatë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

DESHMIA

Gjatë dëshmisë që Bedinaj ka dhënë para oficerëve të policisë, nuk ka përmendur asnjë emër që dyshon se mund të jetë autor i ngjarjes. Gjithashtu, ai ka pohuar se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se nuk ka pasur as konflikte të hershme. “Jam një qytetar që shoh gjithmonë punën dhe bizneset e mia. Punoj ditën e natën dhe nuk kam pasur konflikte me asnjë njeri. Nuk e di për çfarë arsyeje mund të jetë vendosur lënda plasëse poshtë makinës sime. I vetmi borxh që kam është banka (çka ka lënë të nënkuptohet për kredinë), por edhe për këtë gjë kam qenë gjithmonë korrekt”, mësohet të ketë thënë Bedinaj në polici.

PRONONCIMI NE “GSH”

Gjatë një komunikimi me “Gazeta Shqiptare”, ai sqaroi po të njëjtën gjë, duke shtuar më tej se: “Fatkeqësisht ne jetojmë në këtë vend”.

Zoti Bedinaj, sot (dje) Policia e Tiranës bëri me dije se në makinën tuaj të parkuar në zonën e Liqenit të Thatë ishte vendosur një sasi prej 450 gr lëndë shpërthyese, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu. Cili është reagimi juaj në lidhje me këtë fakt?

Fatkeqësisht ne jetojmë në këtë vend.

Ju personalisht, keni ndonjë person të dyshuar se kush mund të jetë autori i kësaj ngjarjeje?

Jam në det të hapur dhe nuk kam asnjë konflikt apo përplasje të çfarëdolloj natyre.

Mendoni se tritoli mund të jetë vendosur në makinën tuaj për shkak se ju keni kandiduar për kryetar bashkie në Vlorë?

Për momentin nuk e di. Jam totalisht i shokuar dhe për hetimet e mëtejshme ia kam lënë në dorë policisë. Shpresoj të jetë ndonjë adresë e gabuar, sepse nuk kam arsyen më të vogël të mendoj që… Ia kam lënë shtetit këtë punë.

Po më herët, a keni pasur ndonjë kërcënim nga persona të tjerë?

Jo, nuk kam pasur as edhe një kërcënim. Në ditët në vazhdim do të kemi diçka më të pastër.

BW

Next Post

17 vjet nga masakra e 243 personave në Krushë të Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In