Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në një punishte sallami në lagjen ‘Ish-grumbullimi’ të Fushë-Krujës.
Sasia e eksplozivit që është vendosur në rrethimin e jashtëm të ndërtesës dyshohet të jetë rreth 200 gram.
Punishtja është në pronësi të Dorjan Mirit, i cili në deklaratën në polici ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.
Në momentin e shpërthimit në fabrikë nuk ndodhej njeri, dhe fatmirësisht nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.











