• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritol policit, zbulohet dëshmia e tij

by A R
26/03/2018 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tritol makinës së zyrtarit të Policisë Kufitare në Shkodër. Gjithçka dyshohet se është një paralajmërim për zyrtarin e Policisë së Shtetit.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër.

Rreth orës 05:00, automjeti i Admir Lishit u hodh në erë me një sasi të vogël tritoli. Lëndë plasëse ishte vendosur në pjesën e prapme të mjetit tip “Mercedez Benz”, me targë AA 655 MK.

Mjeti ishte parkuar në lagjen “Parshe”, ku edhe banon punonjësi i Policisë. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se lënda plasëse që u vendos në mjetin e 40-vjeçarit Lishi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit, në makinë nuk ndodhej askush. Nga sa mësohet, Admir Lishi ka një detyrë të rëndësishme në Policinë e Shkodrës. Ai mban postin e shefit ekonomik në Drejtorinë e Kufirit dhe është efektiv mbështetës në prapavijë.

Ende nuk janë të qarta arsyet e vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa si pistë kryesore hetimore dyshohet se gjithçka ka ardhur për shkak të detyrës. Mendohet se shpërthimi mund të ketë qenë një sinjal ndaj 40-vjeçarit për shkak se sasia e vendosur e lëndës plasëse ka qenë aq e vogël sa nuk i ka shkaktuar dëme të mëdha mjetit tip “Benz”. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe ndonjë pistë tjetër.

Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plotë atë që ka ndodhur. Pak orë pas shpërthimit të lëndës plasëse në mjetin e tij, vetë efektivi i Policisë së Shkodrës ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim se kush mund ta ketë kryer këtë akt. Admir Lishi, shef i sektorit ekonomik në Drejtorinë e Kufirit ka mohuar se ka pasur probleme apo konflikt me ndokënd.

Në deklarimet e para, Admir Lishi është shprehur për kolegët e tij të policisë se nuk e ka idenë se nga ka ardhur shpërthimi me lëndë plasëse në mjetin e tij. “Unë nuk e di se si ka ndodhur apo përse ka ndodhur. Nuk kam asnjë problem apo asnjë konflikt me askënd. Nuk e kam idenë nga ka ardhur kjo ngjarje apo se kush fshihet pas saj”, ka deklaruar Lishi. Policia pistë kryesore të momentit ka atë për shkak të detyrës.

Megjithatë, ende vazhdojnë hetimet dhe nuk përjashtohen që ngjarja të ketë ardhur për shkaqe, që nuk kanë të bëjnë me detyrën e punonjësit të policisë. Ashtu siç edhe nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë ngatërruar shënjestër. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri më tani ende nuk ka një person të dyshuar. Në momentin e shpërthimit makina ishte parkuar pranë një shkolle dhe Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së institucionit arsimor për të parë nëse ka pasur lëvizje të dyshimta, që mund të çojnë në zbulimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse.

Gjithashtu, janë sekuestruar dhe kamerat e bizneseve që ndodhën pranë vendit të ngjarjes për zbulimin e autorëve. “Më datë 25.03.2018, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz, në pjesën e prapme të mjetit, në pronësi të shtetasit A. L., 40 vjeç, banues në lagjen “Perash”, të cilën e ka pasur të parkuar në rrugë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, bën të ditur Policia. /Panorama/a.m.

Next Post
Llogaritja në Kosovë: Nga taksa e ‘Rrugës së Kombit’ Shqipëria fiton 11 mln euro në vit!

Pro dhe kundër, të gjitha reagimet nga Kosova për taksën e Rrugës së Kombit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In