Në një mobilieri në Fushë-Krujë ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobilieri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.
Nga shpërthimi ka dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorëve.
Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.
/s.f